Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Role ( Involtini ) me patëllxhanë dhe proshutë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Role ( Involtini ) me patëllxhanë dhe proshutë. Receta e gatimit për role ( Involtini ) me patëllxhanë dhe proshutë është dërguar nga Leonora Pane 9 maj 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim role ( involtini ) me patëllxhanë dhe proshutë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 patllixhane mesatare,
150 gr proshut,
4 lugë supe me vaj ulliri,
gjysëm qepe,
majdanoz,
gjysem shishe salcë domate,
1 gotë ujë,
kripë dhe piper të zi,
Përgatitja
1
Merni patllixhanet dhe prejini në feta të holla për së gjati dhe piqini në pjastër ose në zgarë, pasi të jenë ftohur merini një nga nje dhe vërini një fetë proshutë dhe mblidhini dhe kapini me një kruajtëse dhëmbësh si në foto,
2
në një tigan hidhni vajin dhe qepën e grirë imët dhe vëreni të skuqet në flakë mesatare, pasi të jetë skuqur qepa shtoni salcën, kripën piperin dhe ujin, vëreni kapakun dhe lëreni të zjeje deri sa të shterojë uji që shtuat dhe salca të fillojë të trashet,
3
5 minutat e fundit shtoni dhe patllixhanet që mbushet më parë dhe majdanozin e grirë imët, kthejini herë pas here involtinit dhe pas 5 minutash hiqini. Ju bëftë mirë