Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Një pulë fshati ose zog me kulaç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Një pulë fshati ose zog me kulaç. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 23 shkurt 2018. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim një pulë fshati ose zog me kulaç duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për kulaçin
një kg miell
kripë
sodë
vaj 50 gr
Për përsheshin:
dy qepë
dhjosmë
kripë
piper
dy lugë gjalp
Përgatitja
1
Në fillim kaurdisim me gadalë pulën dhe e vemë në tavë, i hedhim kripë, e lyejm me pak gjalp, i hedhim dy gota ujë dhe e fusim në furrë. Pasi është pjekur i heqim lëngun.
2
Përgatisim kulaçin me miellin, sodën, kripën dhe pak vaj, pasi kemi bërë kulaçin e fusim në furrë në temperaturë 220° C.
3
E heqim dhe e lemë të ftohet. Pasi është ftohur bëjmë përsheshin dhe përgatisim lëngun. Në një tigan hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim deri sa të skuqet, i hedhim lëngun e pulës dhe dhjosmë e lemë të valojë dhe ja hedhim përsheshit deri sa të zbutet dhe e mbulojmë qe të dali përsheshi i shkrifët jo i qulltë. ( Kulaçin e zemë vetëm me sodë, sepse kosi e bën të qullët përsheshin )