Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Biskota me bajame

Biskota me bajame ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Biskota me bajame janë ideale për një mëngjes të lehtë, mund të shoqërohen me një gotë qumësht. Kjo është një nga 20 + recetat e gatimit për biskota dërguar në Kuzhina Ime.

Biskota me bajame

5514 shikime
Biskota me bajame

Përbërësit

200 gr bajame
200 gr miell
150 gr sheqer
2 vezë
70 gr gjalp
gjysëm pako maja për ëmbëlsira
1 pako vanilje

Përgatitja

1
Merni 150 gr bajame dhe grijini imët në mikser, 50 gr lërini për ti hedhur në brumin e biskotave në fund,
2
hidhni bajamet e grira në një tas dhe të gjithë përbëresit e tjerë nuk ka rëndësi kë hidhni më parë,
3
pastaj punojeni brumin deri sa të bëhet si brumë biskotash normale, shtoni 50 gr e bajameve që lamë pa grirë dhe punojeni brumin përsëri derisa bajamet të perzien mirë në brum, merni brumin,
4
ndajeni në 3 pjesë të barabarta dhe jepini formën e shiritave pastaj prejini me thikë në pjesë të vogla si në foto, vendosini në një tepsi të cekët me letër furre dhe vërini të piqen në furrë të para ngrohur në 180° për 25 – 30 minuta. Ju bëftë mirë

Receta e gatimit për biskota me bajame është dërguar nga Leonora Pane 24 shkurt 2018. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Kategoritë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: