Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lakror Devolli i pjekur në saç ( Receta gatimi nga Amarilda )
Lakrori është një recetë gatimi tradicionale Shqiptare e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Në këtë recetë gatimi do mësoni si të përgatisni lakror devolli të pjekur në saç. Kjo recetë shoqërohet me kos ose dhallë. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për lakror dërguar në Kuzhina Ime.
Lakror Devolli i pjekur në saç
Përbërësit
500 gr miell që të bëhet i hollë
pak kripë
kos të holluar me ujë si dhallë aq sa mund të zihet brumi.
mbushjen me çfarë të kesh qejf
Përgatitja
1
Zemë brumin.
2
Petët i hapim në masën e tepsisë, peta poshtë të jete sa tepsia duke përfshirë edhe anët e tepsisë ndërsa ajo sipër le të jetë e madhe goxha që të bëhet me rrudha sipër.
3
E pejkim në saç.
Receta gatimit për lakror devolli është dërguar nga Amarilda 25 shkurt 2019. Foto © Amarilda