Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
rollade me banane

Rolladë me Banane ( Receta gatimi nga Diana N Pira )

Rolladë me Banane. Receta gatimit është dërguar nga Diana N Pira 31 janar 2013.  Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Diana N Pira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim rolladë me banane duke ndjekur udhëzimet në vijim

1584 shikime
rollade me banane

Përbërësit

Përbërësit për petët:
6 vezë
6 lugë sheqer,
1 lugë kakao,
1 peciv ( baking powder )
6 lugë miell
Filli për rolle:
1.5 lirta qumëshet
2 lugë sheqer.

Përgatitja

1
6 vezë dhe 6 lugë sheqer, i rrahim mirë me mikser deri sa të shkrihet sheqeri, i shtojmë 1 lugë kakao, 1 peciv dhe 6 lugë miell
2
Marim nië tepsi katrore dhe shtrojmë një letër, letrën e lyejm me vaj dhe vendosim brumin.
3
Brumin pjekim 10 minuta në furrë të nxehtë.
4
Filli per role: 1.5 lirta qumësht i vendosim në një enë dhe vendosim mbi zjarr që të vlojë, i shtojmë 2 lugë sheqer.
5
Marim pak ujë me një enë të vogël dhe hedhim 4 pudinka vanilje. I tretim mirë dhe i hidhni në qumësht.
6
E ziejm deri sa të trashet dhe e heqim nga zjarri, e lemë të ftohet.
7
Marim një enë tjetër dhe hedhim 200 gr sheqer pluhur dhe 250 gr margarinë, i përziejm ne mikser deri sa të bëhet masë homogjene dhe i bashkojmë me punding e zier më parë dhe i shtojmë edhe 100 gr arra të grimcuar, 200 gr zhele bombone, dhe përziejm mirë fillin.
8
Marim petet e pjekrua dhe i largojmë letrën, e lyejm me gjysmën e fillit dhe ja vendosim 2 banane në skaje të petës dhe mbështjellim role dhe prapë e lyejm me fill, shllag dhe çokollate të shkrië apo të kaluar në rende.

Diana N Pira ka dërguar në KuzhinaIme.al disa receta receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj dhe të huazuara. Klikoni mbi emrine autores për të shfletuar gjithë recetat gatimit nga Diana N Pira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: