Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsire me obllanda

Embëlsirë me obllanda ( Receta gatimi nga Diana N Pira )

Embëlsirë me obllanda. Receta gatimit është dërguar nga Diana N Pira 26 shtator 2013. Foto © Diana N Pira

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Diana N Pira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim embëlsirë me obllanda duke ndjekur udhëzimet në vijim

926 shikime
embelsire me obllanda

Përbërësit

8 vezë
3 obllanda
Për kremin e parë:
250 gr sheqer
250 gr margarinë
10 gr rrush i thatë
100 gr zhele (sheqerka)
Për kremin e dytë:
300 gr biskota plazma të grira
100 gr rrush i thatë
100 gr arra të thërmuara
100 gr sheqerka zhele
250 gr sheqer

Përgatitja

1
Filloj me përgatitijen e kremit të parë: Thyejm vezët dhe i ndjamë të bardhat nga të verdhat. Te verdhat i rrahim me mikser dhe gradualisht ja shtojmë sheqerin, i rrahim me mikser derisa të shkrihet sheqeri, pastaj enën e vemë mbi avull. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur e heqim enën nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Në një enë e shtojmë margarinën e rrahim me mikser deri sa zbutet margarina, pastaj në enë shtojmë rrushin e thatë, sheqerkat zhele i presim në copa dhe i shtojmë në enë, i përzijem me lugë druri deri sa të bashkohet masa. Në këtë masë shtojmë të verdhat e vezëve dhe i perzijm mirë.
2
Fillojmë me kremin e dytë: Me mikser i rrahim të bardhat e vezëve, gradualisht në enë shtojmë sheqerin, pasi të fitojë dendësinë e duhur, e fikim mikserin, ja shtojmë biskotat e grimcuara, arrat e grimcuara dhe rrushin e thatë, sheqerka zhelet të coptuar në copa të vogla. I përziejm me lugë, derisa të bashkohet masa. Sipër obllandes së parë vemë kremin e parë, më pas sipër kremit vemë edhe një obllandë dhe mbi të vendosim gjysmën e kremit të dytë, pra edhe një obllandë dhe kremi i dytë.
3
E lemë ëmbëlsirën të shtrëngohet dhe presin në copza katrore.

Diana N Pira ka dërguar në KuzhinaIme.al disa receta receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj dhe të huazuara. Klikoni mbi emrine autores për të shfletuar gjithë recetat gatimit nga Diana N Pira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: