Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Komposto kumbulle

Komposto kumbulle e bërë në shtëpi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Komposto kumbulle e bërë në shtëpi. Receta e gatimit për komposto kumbulle të bërë në shtëpi është dërguar nga Leonora Pane 30 gusht 2014. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për komposto klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim komposto kumbulle të bërë në shtëpi duke ndjekur udhëzimet në vijim

15037 shikime

Komposto kumbulle

Përbërësit

5 litra ujë

1 kg sheqer

kumbulla

Përgatitja

1

Në një tenxhere hidhni ujë dhe sheqer dhe vëreni të zjej, ( sasia varet nga sa të ëmbël e doni komposton dhe sa do bëni, unë në 5 litra ujë hodha 1 kg sheqer ) pasi të ketë zjer shërbeti për 15 minuta hiqeni dhe lëreni të ftohet, merni kumbullat, i lani dhe i hidhini nëpër vazo ( kavanoza ),

2

kur shërbeti të jetë i vakët, me një garuzhde mbushini vazot deri poshtë grykës te vazos dhe vërini kapakët dhe shtrëngojini mirë, pastaj merni një tenxhere të madhe, mbështillini një nga një vazot me gazeta dhe vërini në tenxhere,

3

pastaj mbusheni tenxheren me ujë deri sa të arrijë baraz me vazot dhe vëreni në zjarr, kur të fillojë të valoj uji lërini edhe 15 minuta të zjejn pastaj hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni deri sa uji i tenxheres të ftohet,

4

pastaj hiqini vazot nga tenxherja dhe lërini në vend të freskët e mund ti konsumoni kur të doni.

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.
    • Mozs
    • September 10, 2018
    Reply

    Cfare roli luan gazetar just lutem.

    • Moza
    • September 10, 2018
    Reply

    Perse ndihmojne gazetat

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: