Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Peshk me patate ne furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Peshk me patate në furrë është një nga recetat më të praktike, më popullore, por edhe më të shijshme për të gatuar peshkun, dhe për të siguruar një drekë të shijshme. Peshk me patate në furrë shoqërohet me sallatë jeshile dhe verë të bardhë. Kjo është një nga 20 + recetat e gatimit për peshk dërguar në Kuzhina Ime.
Si përherë recetat e gatimit nga Leonora Pane vijnë të shërbyera bukur.
Peshk me patate ne furrë

Përbërësit
2 peshq mesatar ( lloji i peshkut sipas dëshirës, unë kam përdorur levrek )
1 kg patate
2 thelpinj hurdhër
kripë, majdanoz dhe vaj ulliri
1 gotë me ujë
Përgatitja
1
Pasi ta keni pastruar peshkun vëreni në një tepsi, qëroni patatet dhe prejini në feta dhe hidhini në tepsinë ku vutë peshkun, hidhini kripë, hurdhën dhe majdanozin të grirë imët, vajin e ullirit dhe gotën me ujë,
2
mbulojeni me letër alumin dhe futeni në furrë të nxehur 200° për 25 minuta, pas 25 minutash hiqini letrën e aluminit dhe futeni përsëri për 5-7 minuta.
Receta e gatimit për peshk me patate në furrë është dërguar nga Leonora Pane 24 shkurt 2018. Foto © Leonora Pane.