Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
trendafila

Trëndafila me brumë pice të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Trëndafila me brumë pice të mbushura. Receta e gatimit për trëndafila me brumë pice është dërguar nga nga Leonora Pane 10 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim trëndafila me brumë pice të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim

295 shikime
trendafila

Përbërësit

brumë për pica,
gjizë,
arra,
djathë të grirë, ( sasia varet sa do bëni )

Përgatitja

1
Merni brumin dhe ndajeni në topa të vogla sa një kokër arre, pastaj hapini në madhësinë e një pjate filxhani të kafese, pastaj prejini në të 4 anët me formë + por pa i shkëputur në mes,
2
përgatisni gjizën me arrat e prera në copa të vogla e djathin e grirë dhe në çdo petë të hapur hidhni nga një lugë kafeje në mes të petës ku është e pa prerë, më pas merni nga një anë të prerë të petës dhe mblidheni rreth mbushjes me gjizë që vendoset në mes,
3
pastaj anën tjetër e me rradhë deri sa të formoni trëndafilin, më pas vendosini në një tavë si në foto me letër furre dhe lërini në furrë të vakët për 20 minuta, më pas futini të piqen për 25-30 minuta në 180° Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: