Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lakror misri me presh ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Lakrori është një recetë gatimi tradicionale Shqiptare e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Në këtë recetë gatimi do mësoni si të përgatisni lakror misri me presh. Kjo recetë shoqërohet me kos ose dhallë. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për lakror dërguar në Kuzhina Ime.
Lakror misri me presh
Përbërësit
500 gr miell misri
1 kg presh
50 gr djath
200 ml qumësht
1 kokërr vezë
kripë
piper
vaj ulliri
Përgatitja
1
Meren preshët lahen dhe grihen hollë. Viren në tigan u hidhet vaj ulliri dhe kaurdisen deri sa të skuqen pak.
2
Hiqen nga zjarri dhe përgatitet gjella duke i hedhur djathin, qumështin, vezën, kripën, piperin dhe një lugë miell gruri në mënyrë që të lidhet gjella.
3
Marim gjysmën e miellit të misrit e hedhim në një tas, i hedhim kripë dhe pak sodë buke dhe zemë brumin me ujë të ngrotë, pastaj hedhim gjellën e përgatitur dhe e trazojmë të gjithë masën.
4
Pasi është përzier mirë e hedhim në tavë të lyer me vaj. Pasi e kemi sheshuar mirë hedhim qumësht dhe vaj ulliri, pastaj mellin e misrit që ngeli e hedhim duke mbuluar gjellën, e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë C
Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 14 shkurt 2018. Fotot © Natasha Velia