Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
fergese

Fërgesë tradicionale ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Fërgesë tradiconale me gjizë, qepë, hurdhër, spec të kuq, speca jeshile, domate, spec djegës, kripë, piper, vaj ulliri. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për fërgese dërguar në Kuzhina Ime.

Fërgesë tradicionale

12969 shikime
fergese

Përbërësit

150 gr gjizë
1 kokërr qepe
1 kokërr domate
1 spec jeshil
1 spec të kuq
2 thelbinj hurdhër
pak spec djegës
kripë
piper, vaj ulliri

Përgatitja

1
Presim të gjitha perimet në formë kubike, i hedhim në tigan me vaj dhe i vemë në zjarr. I kaurdisim deri sa të vyshken pak, hedhim domaten e prerë, kripë dhe piper dhe e kaurdisim për disa minuta.
2
Marim gjizën e hollojmë me pak qumësht dhe e hedhim në tigan, hedhim edhe specin djegës dhe e pjekim në tigan deri sa të bëhet gati. Mund edhe ta pjekim në furrë.

Receta gatimit e për fërgesë tradicionale është dërguar nga Natasha Velia 11 janar 2018. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për fërgesë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: