Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tavë me mish gjeli e oriz ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Tavë me mish gjeli e oriz. Receta e gatimit për tavë me mish gjeli e oriz është dërguar nga Bukurie Nexhipi 10 tetor 2015. Fotot © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish gjeli klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me mish gjeli e oriz duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
mish nga kofsha e gjelit
1 gotë uji me oriz
1 qepë
3 thelpi hudhër
kripë
piper
majdanoz të freskët
2 lugë gjelle me koper
2 gota ujë
4 domate të kuqe
vaj ulliri
Përgatitja
1
Mishin e gjelit e ziejmë për 30 minuta me kripë, piper dhe vaj, e vendosim në furrë dhe e lemë deri sa të skuqet. Ndërkohe në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën e grirë hollë deri sa të zverdhet, shtojmë hudhrën e grirë hollë dhe më pas domaten e grirë në rende, e lemë të skuqet gjatë e në zjarr të ngadalët.
2
Pasi shikojmë që ka mbetur domatja në yndyrë dhe është tretur mirë hedhim erzat dhe 1 gotë oriz, e përziejmë masën, e largojmë nga zjarri. Masën e hedhim te tava ku kemi pjekur mishin për 30 minuta, i shtojmë edhe 2 gota ujë dhe i vendosim 1 letër alumini sipër. E vendosim në furrë në 200 gradë C sa e shikojmë që është gati.