KuzhinaIme.al ka filluar si një faqe në Facebook në 26 maj 2012. Gjatë këtyre viteve janë dërguar mbi 4000 receta gatimi nga më shumë se 100 autorë, mbi 90% e recetave të gatimit të publikuara në këtë website janë me fotot origjinale të vetë autorëve që i kanë dërguar, pra receta të gatuara dhe më pas të fotografuara nga vetë autorët e recetave të gatimit, disa të tjera janë me foto të huazuara.
KuzhinaIme.al rrjedh nga bashkimi i fjalëve kuzhina ime. Kushdo mund të dërgojë dhe publikoj në këtë website ide të bukura apo receta gatimi duke ndarë me miqtë e KuzhinaIme.al foto të gatimeve dhe receta gatimi nga kuzhina e tij apo e saj.
“Kuzhina ime” është edhe slogani i websitet tonë, pikërisht për këtë arësye.
Në KuzhinaIme.al do mund të shfletoni receta gatimi kryesisht nga kuzhina shqiptare dhe mesdhetare të organizuara në kategoritë përkatëse, do të mund të shfltoni disa mënyra si të gatuani shëndetlie, si të gatuani bakllava, si të gatuani byrek, si të gatuani tavë kosi apo lloje të ndryshme recetash gatimi tradicionale nga kuzhina shqiptare për arësyen se e njëjta recetë gatimi është dërguar disa herë nga autorë të ndryshëm. Për secilin nga autorët e recetave të gatimit “kuzhina ime” është e veçantë, dikush shton më shumë e dikush më pak nga përbërës të ndryshëm, sipas shijeve personale. Ne i publikojmë me kënaqësi të gjitha recetat e gatimit që dërgohen edhe sikur një recetë e ngjashme të jetë dërguar dhe publikuar më parë, më pas vizitorët mund të shfletojnë dhe të zgjedhin.
Në fund të çdo recete gatimi keni edhe disa fjalë kyçe që tregojnë kategoritë kujt i përket kjo recetë gatimi, ndër të tjera edhe emrin e autorit apo autores së recetës së gatimit. Klikoni ke ky opsion dhe do të mund të shfletoni të gjitha recetat e gatimit dërguar nga autori apo autorja e kësaj recete gatimi.
KuzhinaIme.al përdor edhe një fjalor gastronomik për të shpjeguar terma të ndryshme të kategorisë kuzhinë gatim të përdorur në këtë website. Këto fjalë do shfaqen të nënvizuara me 2 vija. Mjafton të vendosni shigjetën e kompjuterit ( nëse jeni me kompjuter ) ose dorën ( nëse jeni me celular ) tek këto fjalë dhe do ju shfaqet një tabelë me shpjegime për fjalën përkatëse, si për shembull ( antipasta, pluhur pjekës, servirim, shëndetlie ), etj…
Aktualisht në website janë publikuar 800+ receta gatimi nga këto 4000+, por dita ditës shtohen të reja. Të gjitha recetat e gatimit po rishkruhen nga mirëmbajtësit e faqes, me fjalë të plota, me ë dhe ç, publikohen të organizuara në kategoritë përkatëse, në datat kur janë dërguar në faqen e KuzhinaIme.al nga llogaria me emrin e autorit apo autores përkatëse. Llogaritë e autorëve janë hapur dhe mirëmbahen nga mirëmbajtësit e faqes, kjo bëhet për dy arësye:
- Mund të duket pak e komplikuar për përdoruesit e zakonshëm publikimi i recetave në websiten e KuzhinaIme.al
- Të gjitha recetat e publikuara në këtë website janë rishkruar nga mirëmbajtësit e faqes, me fjalë të plota, pa shkurtime, me ë dhe ç, ndërkohë që për përdoruesit e zakonshëm të shkruarit me ë dhe ç mund të duket pak e komplikuar.
Si të publikoni recetat tuaja ?
Si kanë vepruar 100% e autorëve. Dërgojini në opsionin e mesazheve në faqen tonë të Facebook KuzhinaIme.al ( klikoni këtu ), më pas ato do të rishkruhen me fjalë të plota, me ë dhe ç dhe do publikohen në këtë website, në llogarinë e autorit që do hapet me emrin tuaj dhe do të shpërndahen në faqen tonë të Facebook.
Si të vlerësoni ? Si të ruani recetat tuaja të preferuara ?
Nëse do shikoni me vëmendje në krye të çdo recete janë 5 opsione.
- Shpërndaje ( kushdo mund ta përdori këtë opsion )
- Shfaqe të plotë ( kushdo mund ta përdori këtë opsion )
- Print ( kushdo mund ta përdori këtë opsion )
- Ruaje ( këtë opsion mund ta përdorin vetëm përdoruesit e identifikuar )
- Vlerëso ( këtë opsion mund ta përdorin vetëm përdoruesit e identifikuar )
Për të përdorur 2 opsionet e fundit, klikoni ke opsioni Rregjistrohu ( ndodhet lart, në të djathtë të ekranit tuaj, nëse faqen po e vizitoni nga një desktop. Nëse jeni me smartphone e keni në krye, pranë logos KuzhinaIme.al ) dhe ndiqni udhëzimet. Pasi ju të rregjistroheni dhe të identifikoheni duke përdorur opsionin Identifikohu ( ndodhet lart, në të djathtë të ekranit tuaj, nëse faqen po e vizitoni nga një desktop. Nëse jeni me smartphone e keni në krye, pranë logos KuzhinaIme.al ) ju do të mund të vlerësoni dhe të ruani recetat tuaja të preferuara. Receta e vlerësuara dhe të ruajtura nga ju do të shfaqen në profilin tuaj. Opsioni Profili im shfaqet vetëm për përdoruesit e identifikuar, pasi ju jeni identifikuar. Gjithashtu përdoruesit e identifikuar mund të komentojnë në website pa plotësuar kutinë me të dhënat ( emër, email, website ) që shfaqet në opsionin e komentit në fund të çdo recete. Pasi ju të jeni identifikuar në fund të çdo recete do shfaqet vetë hapsira për plotësimin e komentit dhe opsioni Publiko komentin. Eshtë e thjeshtë, provojeni të rregjistroheni duke klikuar këtu.
Faleminderit.