Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pancake ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Pancake është një nga recetat e gatimit për mëngjes më popullore në Amerikë, shqip petulla. Kjo është një recetë gatimi e thjeshtë dhe e shpejtë të cilën fëmijët e preferojnë shumë. Kjo është një nga 3 recetat e gatimit për pancake dërguar në Kuzhina Ime
Pancake
Përbërësit
130 gr miell
30 gr gjalp
2 vezë
200 ml qumësht
30 gr sheqer
6 gr maja për embëlsira
1 vanilje
Përgatitja
1
Merni një tas dhe hidhni përpara vezët, sheqerin, qumështin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe me nje tel kuzhine përzjeini mirë të gjitha, pastaj shtoni miellin e majanë dhe vazhdoni ti përzieni me telin, merni një tigan dhe vëreni të nxehet,
2
kur të jetë nxehur lyejini pak me gjalp dhe me një garuzhde hidhni brumin dhe hapeni në shtresë të hollë, kur të ketë krijuar sipër fllucka të vogla është gati për ta kthyer nga ana tjetër, e vazhdoni kështu deri sa të mbaroni brumin e përgatitur, pasi ti keni pjekur mund ti hani me nutella, me pana dhe fruta, shurup dàcer ose mjaltë, sipas dëshirës tuaj. Ju bëfte mirë.
Receta e gatimit për pancake është dërguar nga Leonora Pane 6 prill 2020. Foto © Leonora Pane