Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Domate të vogla ( ciliegine ) të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Domate të vogla ( ciliegine ) të mbushura. Receta e gatimit për domate të vogla të mbushura është dërguar nga Leonora Pane 24 janar 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni të përgatisni domate të vogla të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim.

Përbërësit
500 gr domate të vogla,
100 gr djath të grirë,
100 gr bukë të grirë,
2 lugë majdanoz të grirë,
2 thelbinj hurdhër,
4 lugë vaj ulliri
kripë.
Përgatitja
1
Pasi ti lani domatet ndaini në gjysëm dhe vendosini në një tavë, më pas merni një tas dhe hidhni djathin e grirë, bukën e grirë, vajin e ullirit, majdanozin e grirë imët, hurdhrat të shtypura ose të grira shumë imët dhe kripën, perzjeini mirë të gjitha dhe hidhini sipër domateve pastaj futini në furrë në 220° për 20 minuta.