Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjellë me qepë dhe domate për dimër ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Gjellë me qepë dhe domate për dimër. Receta e gatimit për gjellë me qepë dhe domate për dimër është dërguar nga Leonora Pane 30 gusht 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim gjellë me qepë dhe domate për dimër duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Domate,
qepë,
vaj dhe kripë, ( sasia varet sa vazo do mbushni)
Përgatitja
1
Pasi ti keni grirë qepët imët vërini të skuqen në një tenxhere ose tigan të madh, hidhni vajin dhe pasi ta keni trazuar 2 – 3 herë hidhni edhe kripën,
2
kur qepa të jetë skuqur mirë hidhni domatet të grira në rende ose në copa të vogla pasi ti keni qëruar lëkurën,
3
trazojeni mirë dhe lëreni të zjej me flakë mesatare.
4
Pasi ta keni bërë gjellën me qepë dhe domate hidheni në vazo dhe vërini kapakët dhe shtrëngojini mirë,
5
më pas merni vazot, mbështillini me gazetë një për një dhe vërini në nje tenxhere të madhe,
6
mbusheni me ujë deri te kapakët dhe vëreni të ziej për 15 minuta nga momenti kur fillon të valojë,
7
pastaj hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni deri sa uji të jetë ftohur ( une i ziej në darkë dhe në mengjes janë gati )
8
pastaj hiqini vazot nga tenxherja dhe lërini në vend të fresket, kështu mund ti përdorni gjatë dimrit ose kur t’ju duhen. Ju bëftë mirë