Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lazanja me perime ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Lazanje me perime. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 9 mars 2016. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për lazanja klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lazanja me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr petë
2 kunguj
1 patëllxhan
2 karrota
2 qepë
4 thelpi hudhër
1 spec i kuq
1 spec jeshil
300 gr kërpurdha
3 degë selino
1 lt beshamel
300 gr djath mocarel
200 gr djath parmixhan
Vaj ulliri
600 gr salcë domate
Kripë dhe piper
Përgatitja
1
Në një tenxhere me vaj ulliri shtojmë perimet e forta si: karrotën, selinon, qepën, hudhrat dhe specat të prera në kubikë mesatar.
2
Pasi të jenë zbutur perimet shtojmë kungullin, kërpurdhat dhe patëllxhanin dhe i kaurdisim për 8 minuta, më pas shtojmë kripë dhe piper dhe salcën dhe i lemë të ziejnë deri sa të lidhen perimet me salcën.
3
Në tepsi shtrojmë një shtresë me salcën beshamel dhe vendosim petat të thata, shtojmë perimet, më pas beshamelen dhe djath mocarel dhe parmixhan.
4
Po kështu veprojmë edhe me petat e tjera, shtresën e fundit të petës e mbulojmë me beshamel dhe 2 llojet e djathrave.
E pjekim në 250 °C për 40 minuta
E pjekim në 250 °C për 40 minuta
P.s Une u kam shtuar edhe 200 gr spinaq, por ju veproni sipas dëshirës.