Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
rose ne furre

Rosë në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

Rosë në furrë, nje recetë gatimit për një fundjavë ndryshe.

Rosë në furrë

5032 shikime
rose ne furre

Përbërësit

gjysëm rose
6 lugë gjelle miell
4-5 thelpinj hudhrra
kripë ( sipas dëshirës )
1 maj luge piper të kuq
1 filxhan kafeje vaj
1 qepë
1 kg ujë

Përgatitja

1
Marim rosën e hedhim ne tenxhere, i hedhim vajin, e kaurdisim mirë e mirë pasaj i hedhim qepën, e trazojmë mirë deri sa të tretet qepa, më tej i hedhim piperin e kuq, e lemë pak dhe pasaj i hedhim ujin, e lemë të zjej për 30 minuta dhe e heqim mënjanë.
2
Marim një tigan e hdhim miellin, e pjekim mirë deri sa të mari ngjyrën kafe, e heqim, e lemë të ftohet, si të ftohet marim një tepsi, hedhim miellin ke tepsia me lëngun e rosës, hedhim pak nga pak dhe e trazojmë që mos bëhet mielli me kokra, pasaj si i kemi grirë hurdhrat i hedhim edhe këto ke tepsia, ndërkohë vemë edhe rosën ke tepsia dhe e fusim në furrë për 15-20 minuta në 250 gradë. Ju bëftë mirë

Receta gatimit është dërguar nga Leonora Kodra 19 mars 2017. Fotot © Leonora Kodra.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Kodra klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish rose klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Leonora Kodra ka dërguar në KuzhinaIme.al 6 receta gatimi me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Leonora Kodra.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: