Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )
Byrek me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Leonora Kodra 20 maj 2015. Fotot © Leonora Kodra
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Kodra klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell
500 gr spinaq
100 gr gjizë
2 vezë
100 ml qumësht
vaj ulliri
kripë
Përgatitja
1
Bëjmë brumin për byrekun, e lemë të pushoj pak të mbuluar, më pas e lajmë dhe grijmë spinaqin, i kullojmë ujin, pasaj me dorë e shtypim, i hedhim kripë, vaj ulliri, në një tas rrahim vezën, shtojmë gjizën dhe qumështin,
2
i përziejmë dhe i hedhim në spinaqin, hapim petët nga 6, i vendosim në tepsi të lyer me gjalp, pasi kemi vënë gjysmat e petëve të spërkatura me gjalp hedhim spinaqin, shtrojmë petët e mbetura, hedhim gjalp, e presim byrekun sipas dëshirës dhe e pjekim për 30 minuta në 220 °. Ju bëftë mirë