Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Role me mish në furrë ( Receta gatimi nga Klodi Bezati )
Role me mish në furrë. Receta gatimit është dërguar nga Klodi Bezati 9 dhjetor 2013. Fotot © Klodi Bezati
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Klodi Bezati klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim role me mish në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr mish i grirë
2 vezë
djathë i grirë
bukë e grirë
ereza të ndryshme
Për mbushjen:
spinaq
djathë i grirë
2 vezë të ziera
Përgatitja
1
Hedhim në një tas mishin e grirë, djathin , bukën e grirë, erezat, 2 kokra vezë, i përzjejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Zjejmë spinaqin, e kalojmë në një tigan me pak vaj për 5 minuta.
2
Me ndihmën e një plasmasi hapim përgatitjen e rolesë me mish, hedhim sipër spinaqin, djathin e grirë dhe vezët e zjera, e rrotullojme dhe formojmë një role. Vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj dhe e fusim në furrë 200 gradë për rreth 35 minuta. Shoqërohet me patate në furrë ose me sallatë