Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel ( gliko ) kungulli ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Reçel ( gliko ) kungulli. Receta e gatimit për reçel ( gliko ) kungulli është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 9 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel ( gliko ) kungulli duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg kungull të pastruar
300gr sheqer të bardhë
300 gr sheqer të verdhë
1 limon
Kanellë 2-3 copa të vogla
Ginger (zenzero )
Përgatitja
1
Presim kungullin në copa kubike, pastrojm zenzerin dhe e presim në feta, hedhim sheqerin, lëkurën e limonit (vetëm të verdhën, sepse e bardha e limonit kur gatuhet bëhet e hidhur pra mer shije jo të mirë ), lëngun e limonit dhe kanellën.
2
Të gjithë përbërësit i bashkojnë dhe i lëmë kështu për 3 orë. Është e rëndësishme ti lësh tre orë para se ti gatuajmë që të mpikset kungulli. Pas kësaj kohe i hedhim në tenxhere dhe e gatuajm për 50 minuta me zjarr të ulët. Kjo gliko është shumë e mirë ta shoqërosh me djathra. Provojeni është shum e mirë!