Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Reçel ( gliko ) me lëkura portokalli ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Reçel ( gliko ) me lëkura portokalli. Receta e gatimit për reçel ( gliko ) me lëkura portokalli është dërguar nga Ervina Saliu 25 maj 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel ( gliko ) me lëkura portokalli duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg lëkura portokalli,
1,2 kg shqeqer,
1,2 l ujë dhe lëngun e gjysëm limoni.
Përgatitja
1
Marim portokallet, i grijmë pak lëkurën, jo shumë që te dali e bardha. Kur ti kemi mbaruar u presim bishtat, i presim në formë rripash, i peshojmë dhe më pas i vendosim në tenxhere me ujë dhe i zijm 5 minuta.
2
I heqim, i hedhim ujë të ftohtë, i lemë të ftohen. Më pas i marrim, i mbledhim në formën që shikoni foton dhe u vemë kunj dhëmbësh që të mos hapen.
3
Kur ti kemi mbledhur të gjitha i fusim në një tas me ujë dhe i lemë një nate e një ditë duke i ndërruar vazhdimisht ujin.
4
Më pas marrim një tenxhere, hedhim sheqerin dhe ujin, kur të mari valë shtojmë edhe lëkurat e portokallit si janë, me kunjat e dhëmbëve, i lemë të ziejn.
5
Zierja mban rreth një orë. Pak minuta para se ta heqim i hedhim lëngun e limonit. Ju bëftë mirë