Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Domate turshi ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Domate turshi është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Domate turshi
Përbërësit
3 kg domate
2-4 speca djegës
3 lugë gjelle kripë
1 filxhan uthull
1 filxhan vaj
Përgatitja
1
Marim domatet i presim në katërsh, i hedhim në një vazo qelqi, i hedhim vajin, uthullën dhe ujin ku kemi shkrirë kripën gjer sa të mbulohen, në fund shtojmë specat djegës dhe i vemë një pjatë me peshë lart. Për 10 ditë janë gati.
Receta e gatimit për domate turshi është dërguar nga Ervina Saliu 7 nëntor 2013. Foto © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për turshi dhe gogozhare klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu