Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Fogaçe e shpejtë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Fogaçe e shpejtë. Receta e gatimit për fogaçe të shpejtë është dërguar nga Leonora Pane 27 prill 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fogaçe të shpejtë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr brumë për pica,
200 gr sallam,
150 gr mocarelë, (ose djath sipas dëshirës ) ,
3 lugë supe me vaj ulliri,
Përgatitja
1
Merni brumin dhe ndajeni në dy pjesë të barabarta, pastaj hapini të dyja në madhësi të një tigani 30 cm,
2
hidhni vajin vëreni njëren petë në tigan, hidhni sallamin dhe mocarelën ose djathin e prerë në feta në të gjithë siperfaqen e petës,
3
pastaj merni petën tjetër dhe vendoseni sipër dhe vëreni në flakë mesatare, pasi të jetë pjekur nga njëra anë kthejeni të piqet edhe nga ana tjetër. Ju bëftë mirë