Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
![briosh](https://i0.wp.com/kuzhinaime.al/wp-content/uploads/2018/10/briosh.jpg?fit=960%2C720&ssl=1&resize=167%2C167)
Briosh ( Receta gatimi nga Elvira Shkoza )
Briosh. Receta gatimit është dërguar nga Elvira Shkoza 26 shtator 2013. Foto © Elvira Shkoza
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Elvira Shkoza klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për briosh klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim briosh duke ndjekur udhëzimet në vijim
![briosh](https://i0.wp.com/kuzhinaime.al/wp-content/uploads/2018/10/briosh.jpg?fit=960%2C720&ssl=1)
Përbërësit
500 gr miell,
200 gr sheqer,
125 ml qumësht,
150 gr gjalp,
maja birre, (tharm)
vanilie,
1 lëkur limoni të grirë,
3 vezë
Përgatitja
1
Rrahim të bardhën e vezës, në një tas veç rrahim të verdhën e vezës, sheqerin dhe gjalpin derisa të krijohet një krem, në një gotë me qumështin pak të vakur, hedhim majanë e birrës dhe e lemë derisa të shkrihet
2
në tasin që kemi kremin me të verdhën e vezës, bashkojmë miellin, vanilien, limonin, qumështin me majanë e birrës dhe të bardhën e vezës,
3
e rrahim brumin, duhet të jetë shumë i butë, e ndajmë në 2 pjesë, e futim në furrë me dritën ndezur, që të ngrohet rreth 30 gradë temperatura derisa të dyfishohet, rreth 2 orë,
4
me 2 pjesët e brumit, krijojmë 2 disqe, jo shumë të holla, i ndajmë në 8 pjesë në cdo disk, krijohen trekëndesha, i rrotullojmë, nga ana më e gjerë, deri ke maja, i vemë në tavë dhe i lemë akoma të fryhen gjithmonë brenda në furrë 30 gradë, i pjekim për 15 minuta në 170 gradë.