Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me salce molle

Byrek me salcë molle ( Receta gatimi nga Saimira )

Byrek me salcë molle. Receta e gatimit për byrek me salcë molle është dërguar nga Saimira 18 maj 2015. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me salcë molle duke ndjekur udhëzimet në vijim

1049 shikime

byrek me salce molle

Përbërësit

5 kokra molle

1 lugë niseshte e holluar në një filxhan ujë

2 filxhanë sheqer ngjyrë kafe

2 lugë konjak ose liker

1 lugë lëng limoni

petë të gatshme, të buta

Përgatitja

1

Grijmë mollët me rende, i shtojmë në tenxhere, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, shtojmë edhe 1 lugë kanellë. I ziejmë në zjarr të avashtë sa të trashet bëhet si salcë.

2

Më pas marim rreth 7 petë (të blera, të gatshme, dembele), marim petët një nga një, lyejmë petën me pak gjalp, e bëjmë më dysh, si e bëjmë më dysh e presim në mes dhe i mbushim me nga një lugë nga mbushja.

3

I mbledhim në rolo të vogla. Rolot nga sipër i presim pak me thikë. Sipër tepsisë vendos letër furre të mos ngjiten, i pjekim në 180 gradë sa të kuqen, sapo ti nxirrni hidhni sheqer pluhur dhe kanellë nga sipër

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: