Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Turshi turli

Turshi turli ( Receta gatimi nga Saimira )

Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Turshi turli është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.

Turshi turli

2829 shikime
Turshi turli

Përbërësit

500 gr karota
500 gr lulelakër
500 gr domate jeshile
500 gr kastravecë të vegjël
300 gr speca të vegjël jeshil
një tufë selino
5 litra ujë (Ku një litër ujë do ikë gjatë zierjes së ujit)
4 lugë kripë e trashë (Sa më e zezë më e mirë)
2 lucka të vogla limontoz
5 speca djegës

Përgatitja

1
Fillimisht ziejm ujin për 20-25 minuta, e zbresim nga zjarri, shtojmë kripën dhe e trazojmë deri sa të tretet kripa, ujin e lemë të ftohet.
2
Marim perimet më lart dhe i grijmë, i vendosim në kavanoza me rradhë. Sapo shëllira është ftohur shtojmë limontozin, e trazojmë mirë dhe mbushim kavanozat me shëllirë, shtojmë edhe nga një spec djegës brenda dhe vulosim kapakët.
3
I ruajm në vend të freskët dhe për 20-25 ditë turshitë janë gati. Ju bëftë mirë

Turshi turli. Receta e gatimit për turshi turli është dërguar nga Saimira 9 nëntor 2013. Foto © Saimira.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për turshi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

 

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: