Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Byrek lule ( Receta gatimi nga Saimira )
Byrek lule. Receta gatimit është dërguar nga Saimira 18 nëntor 2013. Fotot © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek lule duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
300 gr miell
kripë
1 lugë vaj
ujë të vakët sa të marë mielli
Përgatitja
1
Për mbushjen mund të përdorni: Spinaq me djathë ose presh. Sipas dëshirës, vetë mbushja duhet të jetë pa lëng fare brënda. Hapim një hapsirë në miell, shtojmë kripën, vajin , ujin pak nga pak sa të na bëhet brumi elastik.
2
E lemë të qëndrojë brumi për pak minuta, ndajmë brumin në dy pjesë, nga çdo pjesë e ndajmë në 6 kuleç të vegjël sa një vezë, kuleçët i hapim petë të vogla, i lyejm me gjalp, i renditim sipër njëra-tjetrës dhe hapim një petë të trashë 1 cm.
3
Në të njëjtën mënyrë bëjmë edhe me pjesën tjetër të brumit. Vendosim petën në tepsi të cekët, shtojmë mbushjen, vendosim edhe petën e dytë, me ndihmën e një tasi të vogël bëjmë formën e mesit duke peshuar pak sipër me duar, mbyllim anë me bishtin e thikës dhe presim anembanë në feta, më pas i kethejmë me rradhë me një krah.
4
Lyejm mesin me të verdhën e vezës dhe pjekim në 200 gradë C sa të skuqet.