Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek ( Receta gatimi nga Saimira )
Kek. Receta e gatimit për kek është dërguar nga Saimira 16 tetor 2015. Foto © Saimira
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pako miell 400 gr ( farina , që fryhet vetë )
3 kokra vezë ( jashtë frigoriferiit të paktën 3 orë )
150 gr sheqer
2 lugë mjalt
200 gr margarinë
1 gotë uji pije me gaz ( portokallatë )
70 gr çokollatë e grirë në rende
Përgatitja
1
Në enë rrahim margarinën, sheqerin, mjaltin dhe një lugë liker mbas oreksit.
2
I rrahim sa të tretet sheqeri, shtojmë vezët një nga një duke rrahur me telin e kuzhinës .
3
Shtojmë portokallatën, duke trazuar lehtësisht dhe më pas miellin që e kemi situr më parë
4
Miellin e shtojmë pak e nga pak duke trazuar avash avash
5
Grijmë çokollatën brenda në masën e përgatitur, trazojmë lehtësisht
6
Formën e kekut e lyejm me margarinë dhe më pas e pudrosim me miell, shtojmë masën në formë. Pjekja në 180 gradë celcius rreth 25 minuta.