Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Milopita

Tarte me mollë “Milopita” ( Receta gatimi nga Saimira )

Tarte me mollë “Milopita”. Receta gatimit është dërguar nga Saimira 21 tetor 2015. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tarte me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim

928 shikime

Milopita

Përbërësit

300 gr miell i zakonshem

100 sheqer

1 kokër portokall (lëkurën të fërkuar në rende) dhe lëngun e përdorim në mbushjen.

1 lugë kafeje pluhur për pjekje, (baking powder)

150 gr gjalp

Përgatitja

1

Në një enë të thellë shtojmë miellin, vaniljen, pak kripë, sheqerin, baking powder. Gjalpin duhet ta kemi të paktën 1 orë në ngrirje, grijmë gjalpin me rende, brenda në miell shtojmë lëkurën e portokallit dhe dy lugë ujë të ftohtë. Punojmë mirë e mirë me duar dhe e lemë brumin 25 me 30 minuta të shplodhet.

2

Mbushja: Pastrojme mollët, i grijmë me rende, shtojmë sheqerin, lëngun e një portokalli, kanellën, vaniljen, i përzjejmë mirë e mirë me duar. Marim brumin, lemë në një anë një pjesë të pakët të brumit, pjesën më të madhe e hapim në formën që do piqni tarten, formën më parë e lyejmë me gjalp dhe pak miell. Si e kemi hapur brumin në formë mirë e mirë shtojmë mbushjen, nga sipër bëni dekor si dëshironi me pjesën e pakët të brumit që mbajtëm. Pjekja në 180 gradë deri sa të skuqet.

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: