Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
baklla ne furre

Baklla ( fasule kokërr mëdha ) në furrë ( Receta gatimi nga Saimira )

Baklla ( fasule kokërr mëdha ) në furrë. Receta e gatimit për baklla në furrë është dërguar nga Saimira 14 tetor 2013.  Foto © Saimira

Në Korçë këtë lloj fasule kokërr madhe e quajmë baklla.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me fasule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim baklla në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

3781 shikime

baklla ne furre

Përbërësit

1/2 kg baklla ( fasule kokërr mëdha )

1 qepë të madhe të prerë në copa të vogla

2 thelpinj hudhre të shtypura

1 kuti me salcë domatesh ( rreth 200 – 250 gr )

1/2 tufë majdanoz

1 spec të prerë në copa të vogla

1/2 lugë të vogël sheqer

Përgatitja

1

Një natë më parë vendosim bakllat në ujë

2

Në një tenxhere nxehim vajin, skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë edhe bakllat, salcën e domates, specin, sheqerin, kripë, piper të zi, shtojmë edhe ujë deri sa të mbulohen bakllat.

3

I leme të ziejn deri sa të zbuten.

4

Më pas i hedhim në një tavë “Pireks”, shtojmë majdanozin, shtojmë dhe 2-3 gota ujë dhe i futim në furrë të parangrohur në 180 gradë C, deri sa bakllave mos u mbeten lëngje. Janë gati dhe super të mira sidomos për meze. Ju bëftë mirë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: