Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
supe pule

Supë me mish pule ( Receta gatimi nga Saimira )

Supë me mish pule. Receta e gatimit për supë me mish pule është dërguar nga Saimira 23 shtator 2013. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim supë me mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim

4632 shikime

supe pule

Përbërësit

4 kofsha pule

1 filxhan kafeje me oriz supe

1 limon

1 lugë gjalp

kipë, piper të zi

2 të verdha veze

Përgatitja

1

Lajmë, pastrojmë kofshat, i vendosim në tenxhere, shtojmë ujë 4 gishta mbi tenxhere, shtojmë gjalpin, kripën, piperin.

2

I lemë të zjejn deri sa të zbuten kofshat më pas shtojmë edhe orizin nëse ka nevojë për ujë shtoni dhe pak akoma, ujë duhet të jetë dy gishta mbi mish.

3

Sapo të ziej orizi rrahim të verdhat e vezës me lëngun e limonit mirë e mirë, zbresim supën nga zjarri, sapo të prihet vala shtojmë vezët e rrahura dhe jemi gati për shërbim.

4

Nëse dëshironi ngjyrë në supë skuqni një lugë gjalp me pak piper të kuq dhe shtojeni sipër pjatës para se ta shërbeni.

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: