Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsire me marmalate

Embëlsirë me marmalatë luleshtrydhe dhe manaferre ( Receta gatimi nga Saimira )

Embëlsirë me marmalatë luleshtrydhe dhe manaferre. Receta e gatimit për embëlsirë me marmalatë luleshtrydhe dhe manaferre është dërguar nga Saimira 26 tetor 2015. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim embëlsirë me marmalatë duke ndjekur udhëzimet në vijim

1065 shikime

embelsire me marmalate

Përbërësit

1 filxhan çaji vaj lule dielli

1 filxhan çaji qumësht i vakët

1 lugë supe uthull.

1 lugë kafeje kripë

1 lugë supe sheqer

1 lugë kafeje maja

400 gr miell farina ( që fryhet vetë )

një grusht me arra të shtypura

Marmalatë sa të marë peta nga sipër rreth 150-200 gram.( unë përdora dy thoj marmalate, luleshtrydhe dhe manaferre )

Përgatitja

1

Përziejm vajin, qumështin, majanë, kripën , uthullën, i trazojmë mirë e mirë. Shtojmë miellin duke e mbledhur masën, brumi bëhet i vajosur, mos shtoni miell tjetër.

2

Në letrën e kuzhinës marim gjysmën e brumit, e hapim me dorë, peta duhet të jetë 1-me 2 cetntimetra e trashë, shtrojmë marmalatën, hedhim arrat e shtypura nga sipër.

3

Hapim petën e dytë me duar, ja hedhim nga sipër, mbyllim mirë e mirë ansoret mos na dalë mbushja.

4

Pjekim në furrë në 150 gradë rreth 35 minuta. Sapo të ftohet shtojmë nga sipër sheqer pluhur

Kategoritë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: