Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsira me nutella

Embëlsira me nutella ( Pesche dolci ) ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Embëlsira me nutella ( Pesche dolci ), e thjeshtë, e shpejtë, e shijshme, e shërbyer bukur. Perfekte për festa. Kjo është një nga 300 + recetat e gatimit për embëlsira dërguar në Kuzhina Ime.

Embëlsira me nutella ( Pesche dolci )

4114 shikime
embelsira me nutella

Përbërësit

350 gr miell
75 gr gjalp
100 gr sheqer
2 vezë
50 ml qumësht
5 gr maja për embëlsira
alchermes ( pije për embëlsira )
lëkurën e 1 limoni
nutella

Përgatitja

1
Merni një tas dhe hidhni të gjithë përbërsit, nuk ka rëndesi se kë hidhni më parë, punojini mirë deri sa të formohet si brum biskotash, pasi ta keni punuar mirë ndajeni në topa të vogla sa një kokërr arre, dhe vërini në një teps,i pasi ti keni vënë një letër furre, futini të piqen në furrë të parangrohur në 180° për 15 – 20 minuta, pasi të jenë pjekur lërini të ftohen,
2
kur të jenë ftohur plotesisht merni një biskotë dhe lyejini me nutella pastaj vendosni një biskotv tjetër si në foto, pasi ti keni mbaruar të lyera me nutella dhe bashkuar dyshe të gjitha biskotat futini të lagen mirë me pijen ( alchermes ) dhe pastaj kalojini në sheqer e vendosini në një pjatë dhe janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë!

Receta e gatimit për embëlsira me nutella ( Pesche dolci ) është dërguar nga Leonora Pane 6 prill 2020. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: