Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostatë me recel fiku ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostatë me recel fiku. Receta e gatimit për krostatë me reçel fiku është dërguar nga Leonora Pane 19 shkurt 2015. Fotot © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostatë me reçel fiku duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 g miell,
125 g gjalp,
100 g sheqer,
2 vezë,
400 g reçel fiku,
1 pako maja për ëmbëlsira
Përgatitja
1
Pasi ta keni zënë brumin dhe ta keni punuar mirë, një pjese të vogël të brumit hiqeni mënjanë për të vënë në fund sipër reçelit,
2
kurse pjesën tjetër hapeni në një petë të trashë dhe vendoseni në një tepsi ku më parë të keni vënë letër furre,
3
hidhni reçelin dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e petës,
4
merni pjesën tjetër të brumit dhe dekorojeni si në foto ose sipas dëshirës tuaj, futeni të piqet në furrë në 180° për 25 – 30 minuta. Ju bëftë mirë