Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pule me therrime

Pulë me thërrime ( drudhe ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Pulë me thërrime ose thënë popullorçe “drudhe” është një recetë gatimi karakteristike Përmetare. Kjo recetë gatimi tradicionale Shqiptare rekomandohet për drekë shoqëruar me sallatë me perime. Kjo është një nga 50 + recetat e gatimit me mish pule dërguar në Kuzhina Ime.

Pulë me thërrime ( drudhe )

5468 shikime
pule me therrime

Përbërësit

1 pulë
200 gr miell
1 vezë
100 gr gjalp
3-4 thelbinj hurdhër
50 gr uthull
pak salcë të kuqe një lugë çaji kripë piper
një lugë çaji
kripë
piper

Përgatitja

1
Pastrohet pula, pritet me thela, hidhet në tenxhere dhe kaurdiset me vaj dhe një lugë gjalp, hidhet kripë, piper dhe lihet të ziejë.
2
Përgatisim drudhët. Me një tas hedhim miellin, pak kripë, vezën e rrahim me pak ujë dhe fillojmë e hedhim mbi miell pak e nga pak duke e shkoqur brumin dhe formuar drudhet. Marim një tigan hedhim pak vaj dhe gjalp dhe fillojmë ti skuqim deri sa të marrë një ngjyrë kafe jo shumë të fortë. Në qoftë se e duan me salcë e hedhim tek thërimet.
3
Thërimet i hedhim në lëngun e pulës dhe i lemë me zjarr sa të ajkoset gjella. Shypim hurdhrat i hedhim në uthull. Hedhim në gjellën e përgatitur dy lugë hurdhër me uthull dhe pjesën tjetër e servirim në tavolinë në mënyrë që të hedhim sipas dëshirës.

pule me therrime nga Natasha Velia
Foto © Natasha Velia – dërguar për KuzhinaIme.al 23 shkurt 2020

Pule me therrime nga Natasha Velia
Foto © Natasha Velia – dërguar për KuzhinaIme.al 23 shkurt 2020

Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 23 shkurt 2020. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: