Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pite familjare me gjizë ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Pite familjare me gjizë. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 24 korrik 2016. Fotot © Natasha Velia
Kjo pite është shumë e shpejt, mbushja brenda mund të behet me çfardo lloj ushqimesh që keni ne frigorifer që nga perimet, sallamrat e ndryshme, kerpudhat e deri tek mishrat e ndryshme.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pite klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pite duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për piten:
500 gr miell,
1 filxhan kafeje me vaj,
1 gotë qumësht,
kripë,
maja buke dhe me majën e gishtave pak sodë buke për të ,bajtur të butë.
Përgatitja
1
Hapim miellin, hedhim kripën, vajin, sodën dhe majanë të tretur në qumësht të ngrohtë
2
Zemë brumin dhe e lemë të vi. Pasi ka ardhur e ndajmë në dy kuleç, hapim petën e parë të hollë, e shtrojmë në tepsi hedhim mbushjen.
3
Rahim 3 kokrra vezë me 1 gotë qumësht, hedhim 200 gr gjizë, 100 gr djath kaçkavall të grirë, vendosim petën tjetër, i kthejmë anët, e shtypim me gisht. E vemë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 250 gradë për 10 minuta. Ju bëftë mirë.