Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Fileto pule të mbushura me spinaq ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Fileto pule të mbushura me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 22 qershor 2016. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fileto pule të mbushura me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg fileto pule
200 gr gjizë( mundësisht gjizë djathi )
500 gr spinaq
Përgatitja
1
Rahim filetot, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull molle ( të cilën e kam bërë vet, është bio )
2
Në tigan hedhim vaj uliri dhe një thelb hudhër, hedhim spinaqin, kripë, piper, e skuqim pak, hedhim gjizën të holluar me 4 lugë qumësht, e lemë për 3-4 minuta në zjarr.
3
Marim filetot dhe i mbushim me spinaqin e përgatitur, i bëjmë role dhe i kapim me stikadent dhe i skuqim në tigan.