Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pulë me përshesh ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Pulë me përshesh. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 14 korrik 2016. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë me përshesh duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Pulë 1 Kg
Qepë 2 kokrra
dhjosmë, piper, kripë, vaj, gjalp.
Për kulaçin:
1 kg miell,
1 filxhan vaj,
kripë,1 lugë çaji me sodë.
Përgatitja
1
Përgatitim kukaçin dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 1orë, e heqim dhe e lemë të ftohet.
2
Presim pulën, e vemë në zjarr, hedhim një lugë gjalp dhe pak vaj, hedhim qepët e grira dhe i kaurdisim pak, hedhim ujë dhe e lemë të ziej deri sa të bëhet gati, i hedhim kripë, piper dhe dhjosmë.
3
Thërmojme kulaçin, i hedhim pak gjalp, e kaurdisim pak dhe i hedhim lëngun e pulës, e mbulojmë me kapak dhe e heqim nga zjarri. Në pjatë hedhim përshesh dhe thelat e pulës dhe pak dhjosmë. Ju bëftë mirë.