Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me patëllxhana dhe kunguj ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Tavë me patëllxhana dhe kunguj. Receta e gatimit për tavë me patëllxhana dhe kunguj është dërguar nga Ervina Saliu 2 mars 2016. Foto © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me patëllxhana dhe kunguj duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5 patëllxhana
5 kunguj
300 gr mish të grirë
2 qepë
hudhra
majdanoz
100 gr oriz
kripë
piper
100 gr salcë domatesh
Përgatitja
1
Skuqim mirë mishin e grirë shtojmë qepët dhe hudhrat dhe i skuqim për 5 minuta.
2
Më pas shtojmë kungujt dhe patëllxhanat të prerë në kubikë , i skuqim për 10 minuta.
3
Hedhim salcën orizin, majdanozin, kripë, piper dhe i mbulojmë me ujë. E hedhim në tavë dhe e pjekim për rreth 60 minuta në 200 gradë.