Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kek me portokalle

Kek me portokalle ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Kek me portokalle. Receta e gatimit për kek me portokalle është dërguar nga Silvana Belishaku 17 nëntor 2017. Foto © Silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kek me portokalle duke ndjekur udhëzimet në vijim

2078 shikime

kek me portokalle

Përbërësit

4 portokalle

350 gr miell + 50 gr niseshte

3 vezë

200 gr sheqer i kuq

150 gr gjalp

100 ml qumësht

1 pako fryrës ëmbëlsirash

pak kripë

Për shurupin:

lëngun e 1 portokalli

150 gr sheqer

karajfil për aromë

Përgatitja

1

Hedhim të gjithë përbërësit në një enë të madhe, grijmë lëkurën e 2 portokalleve, vetëm pjesën e sipërme të portokallit, shtrydhim lëngun e 3 portokalleve dhe e hedhim te përbërësit,

2

i perziejm mirë, e hedhim brumin në tepsi të shtruar me letër kuzhine dhe e fusim të piqet në 150 ° për 50 minuta, ndërkohë shtrydhim portokallin e mbetur, e hedhim në një tenxhere të vogël, i hedhim 150 gram sheqer, dy degë të vogla karajfil dhe e lemë të ziej ngadalë deri sa të trashet.

3

Heqim kekun nga furra, e vendosim në një pjatë dhe sipër i hedhim shurupin e portokallit. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: