Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Pufka ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Pufka. Receta e gatimit për pufka është dërguar nga Silvana Belishaku 12 janar 2014. Fotot © Silvana Belishaku
Mësoni si të përgatisim pufka duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
400 gr miell,
2 vezë,
100 ml qumësht,
1 fryrës për ëmbëlsira,
pak kripë,
Përgatitja
1
Bëjmë brumin, më pas e lemë të pushojë pak, marim brumin dhe e vemë në tavolinë, e hapim në një petë me trashësi 2 ml, i presim në format që dëshironi, i skuqim në tigan me vaj të nxehtë duke i kthyher shpesh,
2
i vemë në letër kuzhine të heqim vajin, më pas bëjmë shërbetin, 5 gota sheqer 3 gota ujë, karafil, lëkurë portokalli, kur shërbeti të jetë gati ja hedhim pufkave të nxehtë dhe i mbulojmë deri sa të regjen. Ju bëftë mirë