Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
petulla me mender

Petulla me mender ( menexhik me djath ) gatime Kolonjare ( Receta gatimi nga Luljeta Rrapo Milo )

Petulla me mender ( menexhik me djath ) gatime Kolonjare. Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Rrapo Milo 30 shtator 2013. Foto © Luljeta Rrapo Milo.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Rrapo Milo klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim petulla me mender duke ndjekur udhëzimet në vijim

2151 shikime

petulla me mender

Përbërësit

1/2 kg miell

2 kokra vezë

200 gr djath i bardhë

1 filxhan qumësht

1 lugë kafeje kripë dhe 1 lugë kafeje maja

1 tufë të vogël me mender ose ( nexhik )

Përgatitja

1

Në një enë hedhim sasinë e miellit, kripë, maja, qumësht dhe vezë, i trazojmë mirë dhe i lemë për 20 minuta të vijnë,

2

në 1 enë grijmë djathi në rende, mendren të grirë, i trazojmë dhe i lemë mënjanë për të aromatizuar.

3

Marim brumin, hedhim djathin e mendren, i trazojmë dhe në 1 enë me yndyrë me anën e 1 lugë gjelle hedhim për ti skuqur, shërbehen me djath të grirë përsipër si në foto. Ju bëftë mirë.

Luljeta Rrapo Milo ka dërguar 4 receta gatimi në KuzhinaIme.al me fotot origjinale të gatimeve të saj. Kjlikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Rrapo Milo.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: