Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Qifqi me kos

Qifqi me kos, mbështetur tek tradita Kolonjare ( Receta gatimi nga Luljeta Rrapo Milo )

Qifqi me kos, mbështetur tek tradita Kolonjare. Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Rrapo Milo 30 shtator 2013. Foto © Luljeta Rrapo Milo

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Rrapo Milo klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi Kolonjare klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim qifqi me kos duke ndjekur udhëzimet në vijim

4690 shikime

Qifqi me kos

Përbërësit

500 gr kos

200 gr miell

1 kokër vezë

1 majë luge kafeje me sodë buke

kripë

4 thelpinj hurdhre

1 filxhan kafeje me vaj ulliri

Përgatitja

1

Në një enë qelqi hedhim miellin, sodën, kripën, vezën dhe 200 gr kos, letër kuzhine për të pirë vajin e qofteve.

2

I përzjejmë së bashku dhe e lemë të rijë për 10-15 minuta. Ne tavolinën e punës hedhim pak miell dhe brumin e bëjmë në formë ruli të hollë të gjatë dhe me majën e thikes i presim në masa të vogla, në tigan me vaj hedhim topzat e vogla të skuqen dhe pasi i nxjerim i hedhim në një pjatë ku kemi vendosur letër kuzhine për të thithur lyrën.

3

Sasia e kosit që ka mbetur shtypim hurdhrat me pak kripë dhe i trazojmë, hedhim në tas kosin me hurdhra, hedhim nga 5-6 copë qifqi dhe i spërkasim me vaj ulliri. Përdoren për 1 darkë të lehtë.

Luljeta Rrapo Milo ka dërguar 4 receta gatimi në KuzhinaIme.al me fotot origjinale të gatimeve të saj. Kjlikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Rrapo Milo.
  1. Reply

    What do you do with the garlic and coffee? The recipe doesn’t explain this.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: