Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tavë me patate speca dhe mish qingji ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Tavë me patate speca dhe mish qingji. Receta e gatimit për tavë me patate speca dhe mish qingji është dërguar nga Silvana Belishaku 13 prill 2014.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për mish qingji klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me patate speca dhe mish qingji duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg patate
1 kg mish qengji
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
2 domate të kuqe
2 thelpi hurdhra
10 kokrra ullinj të zi
piper, rigon, rozmarinë
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
kripë
Përgatitja
1
Qërojmë patatet dhe i grijmë në një enë të madhe, më pas grijmë specat, domateve i heqim lëkurën dhe i grijmë në rrathë,
2
i përziejm të gjitha bashkë, hedhim erezat, kripën, vajin, më parë në tepsi shtrojmë letër kuzhine,
3
i hedhim të gjithë përbërësit në tepsi, marim mishin, i hedhim pak kripë dhe piper dhe i vendosim sipër patateve,
4
i mbulojmë me letër alumini dhe i fusim në furrë, pas 30 minutash heqim letrën alumin, i lemë deri sa të piqen mirë.