Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patëllxhanë turshi ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Patëllxhanë turshi është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Patëllxhanë turshi
Përbërësit
1 kg patëllxhan të vegjël,
500 gr speca të kuqe,
500 ml vaj ulliri,
2 gota ujë,
1 gotë uthull,
2 filxhanë kafeje me kripë
gjethe dafine,
hudhra,
majdanoz,
piper kokërr i zi,
sipas dëshirës spec djegës
Përgatitja
1
Lajmë specat, patëllxhanët, i grijmë në rripa të hollë, më pas në një tenxhere hedhim ujë, e vemë të ziej, më pas e heqim nga zjarri, hedhim patëllxhanët, i lemë për 4 orë,
2
i derdhim ujin dhe i kullojmë mirë, fillojmë ti shtrojmë në vazo duke hedhur nga një shtresë speca, patëllxhanët, erezat dhe nga pak kripë kokërr madhe dhe kështu veprojmë,
3
më pas në një enë hedhim ujin, uthullën dhe kripën e mbetur, i përziejm dhe ja hedhim vazos, shtojmë vajin e ullirit , i vulosim mirë dhe i lemë në vend të freskët për 10 ditë. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për patëllxhanë turshi është dërguar nga Silvana Belishaku 25 shtator 2013. Fotot © Silvana Belishaku