Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me karkaleca dhe shparguj ( asparage ) ( Receta gatimi nga Dallandyshe Siqeca )
Makarona me karkaleca dhe shparguj ( asparage ). Receta gatimit është dërguar nga Dallandyshe Siqeca 18 prill 2014. Foto © Dallandyshe Siqeca.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Dallandyshe Siqeca klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me karkaleca dhe shpraguj duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
250 – 300 gr makarona me vezë
300 gr asparage
1 qepë
2 thelbinj hudhra
10 karkaleca mesatarë
kripë, piper, majdanoz
vaj ulliri
Përgatitja
1
Pastrojmë asparaget dhe i vemë të vlojnë për 5 – 7 minuta. I presim në copa të vogla. Ujin e lemë mënjanë.
2
Karkalecat kur t’i pastrojmë 2 – 3 prej tyre u lemë bishtin pasi salca bëhet me e shijshme.
3
Fërgojme me vaj ulliri qepën e grirë imët dhe hudhrat. Shtojmë karkalecat. Nderkohë vemë makaronat për të zier në ujin e asparageve.
4
Salcës i hedhim kripë dhe piper. Pasi kanë zier makaronat i bashkojmë me salcën.
5
Duhet ta lemë pak të ujshme salcën sepse këto lloj makaronash e thithin ujin shpejt.
6
E zbukurojmë pjatën sipas dëshires me pak majdanoz.