Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Apple pie ( Receta gatimi nga Dallendyshe Siqeca )
Apple pie. Receta e gatimit është dërguar nga Dallendyshe Siqeca 20 mars 2014. Foto © Dallandyshe Siqeca.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Dallandyshe Siqeca klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim apple pie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit:
2 kg mollë jeshile te prera
1 lugë gjelle lëng limoni
55 gr sheqer i bardhë
55 gr sheqer kaf
1 lugë caji kanellë
1/4 lugë caji kripë
2 lugë miell
Për brumin:
2 gota e gjysëm miell tipi 00
pak kripë
2 lugë gjelle sheqer
200 gr gjalp pa kripë
ujë ftohtë (aq sa duhet per brumin)
Përgatitja
1
Fillojmë të zemë brumin, e ndajmë në 2 pjesë dhe e lemë në frigorifer për 1 orë.
2
Mollët pasi i kemi qëruar dhe prerë në feta të holla, u hedhim lëngun e limonit, pastaj shtojmë sheqerin, kanellën, kripën si edhe miellen që te thithë lëngun e lëshuar.
3
Më pas hapim petët, peta lart duhet të jetë më e madhe, vendosim mbushjen me mollë, i rregullojmë në menyrë të njëtrajtshme, hedhim petën sipër, i bashkojmë petet, tepricat i presim, hapim disa vrima në mes dhe e lyejmë me te verdhë veze që te marrë ngjyrë të bukur.
4
Piqet në 220′ për 45-55 min. Kur pjesa e sipërme merr ngjyre, e mbulojmë me letër alumini, e lemë të ftohet për 2-3 ore. Shoqërohet me akullore me vanilje (sipas dëshires). Ju bëftë mirë!