Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
biskota me susam

Biskota me susam ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Biskota me susam. Receta e gatimit për biskota me susam është dërguar nga Brikena Metaj 30 mars 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim biskota me susam duke ndjekur udhëzimet në vijim

997 shikime

biskota me susam

Përbërësit

500 gr miell 00

165 gr gjalpë

165 gr sheqer

Gjysmë luge marmalatë(unë përdora manderinë)

Gjysmë vezë (rrahim një vezë dhe e ndajmë)

80 ml ujë

1 bustinë vanilje

1 lugë kafe sodë

2,5 gr kripë

200 gr fara susami

Përgatitja

1

Përziejmë mirë miellin më gjalpin, shtojmë sheqerin, vanilje, kripë, vezë, marmalatën dhe ujin ku kemi tretur sodën. Përziejmë mirë dhe brumin e përftuar e vëmë në frigorifer për një orë në një enë të mbyllur.
Presim brumin në fije me madhësinë e gishtit të vogël, pasi në furrë dyfishohet vëllimi.

2

Në një enë hedhim farat e susamit, e lagim me dy – tre lugë ujë. Rrotullojmë në susam biskotat dhe I vendosim në tepsi larg njëra – tjetrës.
Pjekim në 180 gradë për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi ftohen mund të shijohen në çdo moment të ditës.

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: