Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Byrek me mish të grirë dhe rrush ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Byrek me mish të grirë dhe rrush. Receta e gatimit për byrek me mish të grirë dhe rrush është dërguar nga Brikena Metaj 26 janar 2014. Foto © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me mish të grirë dhe rrush duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
400 gr mish i grirë
100 gr salçiçe të grira
½ gotë verë të bardhë
1 lugë salcë domate
Perime sipas dëshirës
Rrush I kuq (razaki)
Peta
Gjalpë
Vaj ulliri
Përgatitja
1
Kaurdisim lehtë perimet me një lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe një fletë dafinë. Shtojmë mishin e grirë dhe salçiçet e grira.
Shuajmë më verë të bardhë, shtojmë salcën e domates dhe gatuajmë për 30 min në zjarr të ulët.
Shuajmë më verë të bardhë, shtojmë salcën e domates dhe gatuajmë për 30 min në zjarr të ulët.
2
Shtojmë rrushin e larë mirë dhe gatuajmë akoma për 2-3 minuta.
3
Shtrojmë në tepsi njëra pas tjetrës të spërkatuara më gjalpë 6 peta të holla duke i lënë pak të dala nga jashtë.
4
Mbi to në brendësi të tepsisë hedhim mbushjen dhe perthyejmë lehtë anët e petave.
5
Pjekim në 200 gradë për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!